Aktorët që refuzuan të puthin aktorët

Shumë prej nesh do të donim një mundësi të kemi një afërsi të tillë me aktorët e Hollywood.
Për arsye të erës së keq, frikës së ndonjë sëmundjeje të pashërueshme, për shkak të religjionit të tyre, ose diçka tjetër të tillë, shumë aktorë kanë refuzuar të puthin kolegët e tyre në film.

Ndër ta janë:

Denzel Washington

Janë me mijëra persona në botë që me gjithë qejf do të pranonin të ndanin një puthje me Julia Roberts në filmin e saj të vitit 1993 me emrin “The Pelican Brief”. Por si duket nuk është ky rasti i Denzel Washington. Kujtojmë se bukuroshja është shpallur mbi 5 herë është shpallur gruaja më e bukur në botë. Denzel nuk donte të kishte një puthje në skenike me Julian kështu që ai refuzoj të luante këtë pjesë. Aktori thuhet se vendosi të mos filmojë skenën me Robertsin, sepse ai nuk donte të luante në idealet e bukurisë të Hollywood dhe të largonte tifozët.

Janet Jackson

Edhe pse ekzistonte një kimikë e madhe në skenë në mes të Janet Jackson dhe Tupac Shakur, në filmin romancë Poetic Justice, ekzistonin disa mospajtime në mes të dyve prapa skenave. Para se Jackson do e puthe Tupac, ajo ka kërkuar nga ai të bënte një test të AIDS.

Në një intervistë të Tupac ai kishte thënë se e kishte refuzuar këtë kërkesë pasi se e kishte parë si një fyerje. Edhe nëse ai do të e kishte këtë sëmundje ajo nuk do të i kalohej Jackson.

Lindsay Lohan

Lindsay Lohan do të duhej të puthje Charlie Sheen tri herë në një skenë të filmit Scary Movie 5, por aktorja kishte refuzuar të e bëntë këtë. Ajo u kishte thënë producentëve se nuk ndihej rahat të e bënte këtë skenë. Skripta nuk ishte ndërruar deri në momentin e fundit për shkak se producentët mendonin se ajo do të ndërronte mendje.

Më vonë ajo i ka kërkuar falje atij, por nuk ka arritur të e telefonjë për shkak të telefonit të prishur të saj. Raporti i tyre kishte mbetur i mire. Vlen të theksohet se aktori i kishte dhënë rreth 100 mije dollarë asaj në vitin 2012, pra e kishte ndihmuar shumë atë në një periudhë kur gjendja e saj financiare ishte shumë e keqe.