Dua Lipa edhe një herë tregohet e magjishme, përmend Kosovën në intervistë: Jam rritur në Kosovë me hip hopin e Jay Z (Video)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në një intervistë për gjigantin muzikor, Billboard, ka rrëfyer për karrierën dhe jetën e saj.

Bukuroshja nga Prishtina vazhdon të jetë me dy hite në Billboard Hot 100 dhe gjiganti muzikor ka realizuar një intervsitë me yllin shqiptar.

Në këtë intervistë Dua pyetet për muzikën e saj dhe nëse do të ketë bashkëpunime. Ajo pranoi se i pëlqen që të bashkëpunojë me femra, por refuzoi të zbulonte ndonjë emër.

Dua foli shumë për karrierën e saj, teksa përmendi Kosovën në momentin që u pyet për Jay Z.

Dua pranon se inspirohet shumë nga hip hopi dhe kur ka qenë e re ka dëgjuar shumë Jay Z sa ka qenë në Kosovë para se të shpërngulet drejt Britanisë së Madhe.