Ismaili: Do të rrisim numrin e mjekëve në spitale

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë shërbimet shëndetësore do të realizohen gjatë këtij mandati katërvjeçar. Sipas Ismailit, sigurimet shëndetësore janë një çështje problematike që duhet trajtuar si prioritet megjithatë ai potencoi se ka dhe të tjera vështirësi me të cilat ballafaqohen qytetarët e vendit, e të cilat kërkojnë zgjidhje.
”Do të bëjmë gjatë këtij mandati konsideratë me të gjitha problemet shëndetësore”, tha Ismaili në ‘Info Magazine’ të Klan Kosovës.

”Unë e di që shërbimet shëndetësore do të bëhen gjatë këtij mandati katërvjeçar, por nuk janë vetëm këto problematike, sepse ka edhe çështje të tjera që na preokupojnë”.

Ministri Uran Ismaili ka folur edhe për gjendjen sa i përket furnizimit me barna, për të cilin problem tha se qëndrojnë në kushte më të mira se sa në muajt e kaluar.

Ismaili ka përmendur po ashtu dhe rritjen e numrit të mjekëve të punësuar në spitale.

”Furnizimi me barna është më i mirë se sa ka qenë në tremujorin e kaluar. Tani kemi bërë ndryshime, por ky është proces menaxherial që kërkon pak kohë”.

”Nuk do e lëmë me kaq. Do të rrisim numrin e mjekëve në spitalet tona sepse është e nevojshme”.

”Vizita ime ka qenë që t’ju tregojmë qytetarëve se ne jemi këtu për juve. Rreth akuzave për neglizhencë dhe ndonjë lloj ryshfeti, unë do të bëjë hetime”.

”Nuk përfaqëson një rast individual punën e palodhshme të personelit shëndetësor. Nuk mund të fshihesh. Ka shumë përvoja negative në sektorin e shëndetësisë, por nuk janë ato të cilat na definojnë”.