Janari i vitit 2018, muaji i vdekjeve në aksidente komunikacioni

Rreth 1,000 aksidente trafiku kanë ndodhur vetëm gjatë muajit të parë të vitit 2018.

Kjo, sipas njohësve të komunikacionit rrugor, tregon që siguria rrugore në Kosovë ende nuk është në nivelin e duhur.

Ata thonë se duhet një sensibilizim i të gjithë faktorëve relevantë, me qëllim që siguria në rrugë të jetë në nivel më të kënaqshëm.

“Nëse flasim deri në këtë periudhë për numrin e aksidenteve në këtë fillim të vitit apo në muajin janar, rreth 1,000 aksidente kanë ndodhur në tërësi që është në rënie në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar”, ka thënë Policia e Kosovës, raporton rtv21.

“Ndërsa, numri i aksidenteve me fatalitet deri më sot është se kanë humbur jetën 7 persona”, ka treguar PK.

Gjatë gjithë vitit 2017, në aksidente të trafikut kanë humbur jetën 119 persona.