Kloppi synon top-katërshen

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se përfundimi në top-katërshe të Premier ligës do të ishte sukses i klubit për këtë sezon.

Manchester City është 15 pikë larg ndjekësit, Manchester Unitedit, por ekipi i Kloppit është i pozicionuar në vendin e tretë dhe të dielën pret Tottenham Hotspurin në garën për top-katërshe.

“Top-katërshja, natyrisht, do të ishte sukses”, ka thënë Klopp. “Kur filloni sezonin ju ëndërroni për diçka dhe pastaj qëllimin duhet ta bëni real. Të jesh kampion është ëndërr – jo vetëm te Liverpooli, por veçanërisht për Liverpoolin”.

“Për shkak të sezonit të Cityt, kjo është e vështirë. Pastaj do të donit të jeni të dytët sepse nuk mund të jeni të parët. Nëse nuk jeni të dytët, të tretët apo të katërt në fund të sezonit do të ishte mirë”.

“Jashtë kësaj gare nuk është Arsenali. Tottenhami është prapa nesh për momentin, por për dy pikë. Prandaj do të jetë e vështirë