Liria e Asange në duar të gjykatës, sot vendimi

Gjykata në Londër sot do të vendosë nëse është në interes të drejtësisë të ndërmarrë hapa ligjor kundër themeluesit Wikilieaks për shkak të mosrespektimit të lirisë së shprehjes

Nëse gjykata do të vendosë në favor të tij atëherë Julian Asange do  të lirohet dhe do të mund ta lërë Ambasadën e Ekuadorit në Londër në të cilën gjendet tash e pesë vjet, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Megjithatë ka mundësi që ai edhe më tej të qëndrojë në Ambasadë ku ka fituar azil politik sepse ka frikë se Britania e Madhe do ta arrestojë me urdhër të SHBA-ve.

Asange i frikësohet ekstradimit në SHBA ku do të dënohej për shkak të rrjedhjes së dokumenteve të besueshme ushtarake dhe diplomatike që është më e madhja e rrjedhjes së informatave në historinë amerikane.