Mediat në Shqipëri: Kombëtarja katastrofë, Shqipëria e Panuccit në errësirë

Mediat në Shqipëri kanë “kryqëzuar” kombëtaren pas humbjes së thellë të pësuar nga Ukraina.

Kombëtarja shqiptare nuk arriti të këndellej pas humbjes së pësuar nga Kosova, duke pësuar tjetër humbje me diferencën e tri golave.

Skuadra e drejtuar nga Panucci, u mposht nga Ukraina e Shevchenkos me rezultat të thellë 4:1 në miqësoren të luajtur në Evian të Francës.

“Shqipëria për ‘faqe të zezë’, Ukraina na shkërmoq në pjesën e parë”, dhe “Zhgënjim total, Shqipëria e Panuçit në errësirë”, ishin disa nga titujt e mediave në Shqipëri.