Sindikata e Re e KEK-ut në protestë, kërkojnë rritjen e pagave (Foto-Video)

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), sot mbajti protestë me kërkesë ngritjen e pagave për punëtorët e KEK-ut në mënyrë lineare nga 100 euro.

Pjesëmarrës në protestë ishin punëtorët e KEK-ut, të cilët në duart e tyre mbanin pankarta me mbishkrime si ‘Duam ngritjen e pagave, edhe ne e duam jetën’, ‘Qeveri këndellu, Kosova nuk bënë pa dritë’, ‘Fajtorët për gjendjen në KEK, të dalin para drejtësisë’, etj.Turmës së protestuesve iu drejtua kryetari i sindikatës, Rafet Osmani, i cili tha se askush nuk mund t’i ndajë nga kërkesat e tyre dhe se duhet të realizohen dhe jo të mbeten premtime.“Askush nuk mund të na ndajë nga kërkesat tona. Ne nuk po kërkojmë kapital të lartë. Po e kërkojmë dinjitetin tonë dhe pagat duhet të ngrihen prej poshtë dhe lartë. Kërkesat tona janë minimale dhe duhet të realizohen. Por realizimi ka ngelë në fjalë, por kërkojmë që të realizohet”, tha Osman