Ulet vëllimi i tregtisë me pakicë në Evropë

Në dhjetor të vitit të kaluar, vëllimi i rregulluar sezonal i tregtisë me pakicë në Eurozonë ulët me 1.1 për qind dhe me 1 për qind në vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), ndërsa krahasuar me dhjetorin e 2016-së, indeksi i shitjeve të shitjeve me pakicë të kalendarit në Eurozonë u rrit me 1.9 për qind dhe me 2.4 për qind në BE, shkruan Telegrafi.

Tregtia me pakicë për vitin 2017 krahasuar me vitin paraprak u rrit me 2.6 për qind.

Rënia e volumit të tregtisë me pakicë në Eurozonë ishte si rezultat i rënies së volumit shitjeve të karburantit të automobilave me 1.5 për qind, 1.2 për qind për qind për produktet jo ushqimore dhe 0.7 për qind për ushqimin, pije dhe duhan, ndërsa në BE kjo rënie është për shkak të rënies prej 1.1 për qind për produktet jo ushqimore dhe 0.7 për qind për ushqime, pije e duhan dhe karburant të automobilave.

Midis shteteve anëtare të BE-së për të cilat disponohen të dhëna, ulja më e madhe e vëllimit të përgjithshëm të tregtisë me pakicë është regjistruar në Luksemburg me 6.2 për qind, Irlanda me 2.7 për qind dhe Sllovenia me 2.3 për qind, ndërsa rritjet më të larta janë vërejtur në Maltë me 3.1 për qind, Estonia me 1.8 për qind dhe Rumania me 1.3 për qind.