Vetëm dy pyetje mbi besueshmërinë e lajmeve në Facebook

Rrjeti social Facebook është nën presion për t’i penguar lajmet e rreme. Javën e kaluar, shefi i saj, Mark Zuckerberg, tha se përdoruesit janë ata që do t’i gjejnë se cilët janë ata publikues që ofrojnë lajme të besueshme.

Nëse ju si përdorues keni dëgjuar për këtë faqe interneti dhe nëse ju i besoni këtij domeni, do të jenë pyetjet që gjiganti i medias sociale do t’i kërkojë përdoruesit t’i përgjigjet.

Adam Mosseri, kreu i ‘News Feed’ në Facebook, të martën me anë të një postimi në Twitter iu përgjigj shqetësimeve të gazetarëve.

“Unë e kuptoj se disa njerëz mund ta konsiderojnë si gabim, por sondazhet e ndërlikuara mund të jenë konfuze dhe sinjalizim paragjykimesh, modelet kuptimplote mund të dalin nga sondazhet”, kishte shkruar ai, përcjell Telegrafi.

Facebook, që pretendon të ketë mbi dy miliardë përdorues, ka thënë se qindra profile dhe faqe të rreme që ishin të lidhura me propagandën ruse që u përdorën gjatë kampanjës së Zgjedhjeve Presidenciale të vitit 2016.

Kritikat për Facebook dhe të mediave të tjera sociale mbi rolin e tyre në përhapjen e keqinformimit po rriten. Investitori i Facebook, Roger McNamee, ka ofruar sugjerimet e tij se si të ‘rregullohet’ Facebook dhe se ka pretenduar se kompania ka harruar shqetësimet e tij.

Gjithashtu, njeriu i medias, Rupert Murdoch, ka kapur momentin që të kritikojë rrjetin më të madh botëror Facebook mbi rolin të tij në përhapjen e lajmit të rremë që ndikoi në zgjedhjet presidenciale në SHBA-ve dhe kërkon që të paguajë për lajme të besueshme.

Marc Benioff, Kryeshefi Ekzekutiv i ‘SalesForce’, ka thënë se Facebook duhet të rregullohet “pikërisht në të njëjtën mënyrë si ju e rregullonit industrinë e cigareve” për shkak të efekteve potencialisht të dëmshme të mediave sociale. /Telegrafi